Transmetuar më 27-10-2021, 21:05

Një 33-vjeçar, biznesmen dhe pronar i disa hoteleve ka ndërruar jetë në rrethana misterioze në Londër. Sipas mediave britanike mësohet se Vivek Chadha, i cili ishte i afërt me Partinë Konservatore, u rrëzua dhe ndërroi jetë pas një feste në klubin e natës Myfair të Londrës. Ai ishte donator i Partisë Konservatore dhe shfaqej rregullisht në evente të rëndësishme së bashku me ish-kryeministra si David Cameron dhe Theresa May.

Vdekja vjen vetëm tetë javë pasi ai u martua me modelen 29-vjeçare Stuttee Chadha, në një dasmë luksoze në hotelin JW Marriott Grosvenor House. Miqtë besojnë se ai mund të ketë pësuar një atak të papritur në zemër, por nuk dihej nëse vuante nga ndonjë sëmundje. "Jam e shokuar dhe ende përpiqem të kuptoj situatën. Ne u martuam vetëm tetë javë më parë dhe ishte diçka e bukur. Tani më duhet të përballem me humbjen e dashurisë së jetës sime. Jam e shtangur dhe zemërthyer"- tha partnerja e tij.