Transmetuar më 27-10-2021, 22:06

Autoritetet shëndetësore krahasuan shkallën e vaksinimit me shenjat e Zodiakut

Lajme emocionuese për njerëzit që besojnë në shkencë duke pranuar vaksinimim masiv dhe për ata që janë skeptikë, por bazuar në horoskopi, gjejnë se sa janë të pritur t’i besojnë shkencës.

Departamenti i Shëndetit të Kontesë së Salt Lake në Utah, SHBA, thotë se ka një ndryshim të madh në normat e vaksinimit në varësi të shenjës suaj të zodiakut.

Kjo është ajo që zyrtarët zbuluan kur analizuan të dhëna anonime për 1.2 milionë banorë, duke ofruar një tabelë me shenjat që noa.al jua sjell më poshtë.

Rezultatet treguan se Luanët – me sa duket më të kujdesshmit – ishin më të vaksinuarit, me 70%, të ndjekur nga afër nga njerëzit me shenjën e Ujorit (67%).

Akrepët rezultojnë të fundit – vetëm 46% u vaksinuan dhe Virgjëreshat (50%) që ishin të parafundit.

Shefi i sektorit të përpunimit të të dhënave në Guardian US, Alvin Chang sqaron metodikën e ndjekur:

“Për të kuptuar se sa përqind e njerëzve të secilës shenjë janë të vaksinuar, autoriteteve shëndetësore iu desh të bazoheshin tek dy numra:

Sa njerëz të secilës shenjë të zodiakut janë vaksinuar: Qarku i Solt Lake e bëri këtë duke përdorur të dhëna shtetërore. Kjo rezulton të jetë mjaft e saktë.

Shifra tjetër e analizuar ishte se sa njerëz të secilës shenjë të zodiakut jetojnë në qark në përgjithësi: Ata e vlerësuan këtë duke parë shpërndarjen mbarëkombëtare të shenjave të zodiakut, duke përdorur të dhëna nga Universiteti i Teksasit-Austin.

Në këtë mënyrë u arrit në përfundimin se ndër 1.2 milionë njerëz të vaksinuar, ata të Luanit ishin vaksinuar 70 për qind e tyre, kurse ata të Akrepit, vetëm 46 për qind. /noa.al