Transmetuar më 27-10-2021, 22:33

Një makinë është djegur mbrëmjen e sotme në rrugën pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga djegia e mjetit, ndërsa siç shihet edhe në foto mjeti pothuajse është shkrumbuar plotësisht.

Në vendngjarje ende nuk kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.