Transmetuar më 28-10-2021, 09:18

Fundjavën e kaluar u mbyll përfundimisht votimi i gazetarëve, kapitenëve dhe trajnerëve të kombëtareve për “Topin e Artë” 2021. Një çmim që ka mbetur "jetim", qysh kur Leo Messi e fitoi më 2019, sepse vitin e kaluar u pezullua për shkak të pandemisë.

Aspirantët e mëdhenj për ta fituar janë vetë argjentinasi, Lewandowski, Benzema, Jorginho dhe Cristiano Ronaldo. Mund të jetë një nga çmimet më të paparashikuara në vitet e fundit për shkak të gamës së lojtarëve që mëtojnë ta fitojnë atë.

Çmimi jepet më 29 nëntor, por duket se tashmë ka një fitues, sipas një liste të supozuar që ka dalë në rrjetet sociale dhe media. Lojtari më i votuar është Lewandowski, favoriti i madh i vitit të kaluar.

Një foto ka rrjedhur, në të cilën secili prej të nominuarve renditet sipas pozicionit, duke zbuluar kështu rezultatin përfundimtar. Polaku do të kryesonte listën me 627 vota, pas tij do të ishte Messi, në vendin e dytë dhe Karim Benzema do të plotësonte podiumin.

Cristiano Ronado do të ishte i nënti. Për të parë një spanjoll në këtë listë duhet shkuar te vendi i 18-të, që e zë Pedri, i cili kalon me një pozicion mbi Neymar. Lojtarët e thirrur për të dominuar futbollin në vitet e ardhshme kanë këto “valenca”: Mbappé i 6-ti dhe Haaland i 8-ti.

Ja lista e “filtruar” në media:

1. Robert Lewandowski (Bayern Minich)

2. Leo Messi (PSG)

3. Karim Benzema (Real Madrid)

4. Mohamed Salah (Liverpool)

5. Jorginho (Chelsea)

6. Kylian Mbappé (PSG)

7. N’Golo Kanté (Chelsea)

8. Erling Haaland (Borussia Dortmund)

9. Cristiano Ronaldo (Manchester United)

10. Kevin de Bruyne (Manchester City)

11. Gianluiggi Donnarumma (PSG)

12. Luka Modric (Real Madrid)

13. Giorgio Chiellini (Juventus)

14. Harry Kane (Tottenham)

15. Bruno Fernandes (Manchester United)

16. Ruben Dias (Manchester City)

17. Romelu Lukaku (Chelsea)

18. Pedri (FC Barcelona)

19. Neymar (PSG)

20. Riyad Mahrez (Manchester City)

Një listë e tillë u zbulua gjithashtu në këtë mënyrë para shpalljes së fituesit të “Topit të Artë” më 2018, kur triumfoi Luka Modric. Dhe rezultoi e saktë, njësoj me atë zyrtare të “France Football”. Në fakt, rezultati tashmë dihet, sepse votimi është mbyllur. Mbetet të mësohet nëse kjo listë është ajo që ka rezultatin e vërtetë, por deri më 29 nëntor nuk do ta marrim vesh.