Transmetuar më 28-10-2021, 11:23

Mes 39 personave të arrestuar nga Nas-i në operacionin kundër trafikut të drogës është edhe Claudia Rivelli, motra e Ornella Mutit. Gjykata ndaj saj dha masën e sigurisë arrest shtëpie, sepse akuzohet për import dhe transport të lëndëve narkotike.

Rivelli ishte arrestuar edhe më parë, më 15 shtator, pasi tri shishe me lëndë Gbl u gjetën në shtëpinë e saj në Romë. Në kuadër të gjykimit, gruaja u mbrojt duke deklaruar se ia kishte dërguar lëndën përkatëse djalit të saj, që jeton në Londër, sepse ai e përdor për të pastruar makinën, ndërsa vetë e përdor për të lustruar enët e argjendit.

Në akuzën e ngritur ndaj saj thuhet se "e dyshuara importonte në mënyrë të paligjshme nga Holanda, në baza tremujore, shishe të ndryshme Gbl, duke ia dërguar një pjesë djalit të saj, banues në Londër, pasi iu ndërronte paketimin dhe etiketën ‘shampo’ për të mashtruar doganën".

Droga dello stupro, arrestata Claudia Rivelli (sorella di Ornella Muti): ci  sono anche prof e medici, tra i clienti un politico

“Pakoja mbërriti dhe u fsheh, më lajmëroni pak nga pak se përndryshe do të emocionohem shumë deri të enjten”. Këto janë disa pasazhe komunikimesh të ndodhura mes Claudia Rivelli, motrës së Ornella Mutit, dhe djalit të saj, të cituara në urdhrin e arrestit shtëpiak, lëshuar nga gjyqtari-hetues i Romës për akuzën e importimit dhe shitjes së drogës.

“Nënkuptimi i bisedave në WhatsApp dhe rrethanat që e dyshuara ka maskuar përmbajtjen reale të dërgesave, – shkruan gjyqtari-hetues i kryeqytetit, – përmbajnë elementë që objektivisht janë tregues i ndërgjegjësimit dhe vullnetit të plotë për të kryer sjellje kriminale të rëndësishme.

E pandehura ka ndihmuar dhe lehtësuar fëmijën e saj në importimin e substancës në Mbretërinë e Bashkuar, ku konsiderohet e paligjshme, ashtu si në Itali, duke anashkaluar kështu kontrollet doganore”.