Transmetuar më 28-10-2021, 13:15

Dënim maksimal pë infermierin vrasës. William George Davis ka marrë dënimin me vdekje. Infermieri amerikan i injektoi ajër pacientëve të shtruar në spital duke i shkaktuar vdekjen.

“Është personi i duhur për një vrasës serial”, tha prokurori i qarkut Smith, Jacob Putman.

Davis është shpallur fajtor më 19 tetor nga një juri profesionistësh për injektimin e ajrit i cili përbëhej nga Christopher Greenaway, 47 vjeç, Jose Kalina, 58 vjeç; Ronald Clark, 68 vjeç; dhe John Lafferty, 74 vjeç. Në gjykatë, u shpreh se mjekët ishin në mëdyshje se si pacientët u sëmurën, pasi rezultatet treguan se kishte ajër në trurin e tyre, raporton New Yort Times.

Davis rezulton infermieri i vetëm në detyrë në momentet e vdekjeve të pacientëve, dhe videot treguan se ai hynte në dhomën e pacientit më herët se të tingëllonte monitori i zemrës tre minuta më vonë. Prokurorët pohojnë se Davis është një vrasës serial që “i pëlqente” të injektonte ajër tek pacientët pa i parë askush.

“Atij i pëlqente të vriste njerëz”, tha prokurori Chris Gatewood gjatë fjalimit përmbyllës.