Transmetuar më 28-10-2021, 15:27

Policia e Lezhës ka vazhduar me operacionet kundër grupeve kriminale që merren me trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se gjatë kontrolleve është gjetur një sasi e madhe kanabisi në një shtëpi të pabanuar.

Kanabisi është gjetur në Manati, ndërsa raportohet se është sekuestruar rreth 50 kg kanabis.

Aktualisht policia po kryen kontrolle si dhe po punon për të identifikuar poseduesit e lëndës narkotike.