Transmetuar më 28-10-2021, 16:26

Kompozitori i njohur Flamur Shehu, 77 vjeç është shtruar në QSUT pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar për shkak të Covid-19.  Ai tashmë ndodhet në terapi intensive në QSUT nën kujdesin e bluzave të bardha. Flamur Shehu është autori i më se 500 këngëve dhe babai i dj Sardit.Ai ka fituar disa çmime në festivale, si dhe mban titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij të shquar në fushën e muzikës, këngës së lehtë shqiptare dhe studimin e folklorit.