Transmetuar më 28-10-2021, 17:06

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë shtetasit Kliton Rexha dhe Klevis Buci për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Këta dy persona u ndaluan në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, në Gjirokastër,  duke transportuar me automjetin tip “Ford” tre emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin lëviznin dhe dy aparate celular, ndërkohë që materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.