Transmetuar më 28-10-2021, 18:27

Tregtari i bën ‘gropën’ policit që e dhunoi. SHÇBA ka pezulluar nga detyra policin B.SH. dhe ka vendosur ndaj tij detyrim paraqitje, pasi dhunoi pak ditë më parë një tregtar në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” në Lushnje.

Rasti u denoncua nga vetë shitës i fruta-perimeve, Amarildo Hoxha, 28 vjeç, i cili tha se ai u dhunua vetëm se po filmonte me telefonin e tij nga mjeti.

Por kjo është mohuar nga efektivët, të cilët thanë se ai nuk pranoi të identifikohej dhe i kishte kanosur.

28 vjecari u mor në pyetje nga policia ndërsa nisi edhe një hetim i brendshëm në policinë e shtetit për rastin. I dhunuari thotë se ende nuk është ekzaminuar nga një mjek ligjor.

Pas ngjarjes policia e qarkut Fier sqaroi se ndalimi i 28 vjecarit është bërë në orën 04 të mëngjesit gjatë operacionit për kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur në fier. Sipas policisë ai kishte refuzuar të tregonte dokumentat dhe ka fyer dhe kanosur me jetë punonjësit e policisë.

Policia për këtë arsye e ka shoqëruar në komisarit. Duke qenë se të dyja palët kanë pretendime me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano nisën verifikimet dhe hetimet disiplinore për tejkalim të kompetencave në kryerjen e detyrës.