Transmetuar më 28-10-2021, 20:34

Beniada, mbesa e politikanit Bujar Nishani, ka treguar sot në BBV, se është ngacmuar nga pronari ku ka punuar. Ajo ka rrëfyer se ka punuar në një lokal dhe pas një jave pronari e kishte ngacmuar. Beniada ishte vetëm 21 vjeç. Modelja ka shtuar se, ajo ka arritur të bëjë foto dhe të regjistrojë bisedat, e më pas e ka denoncuar.

Pas denoncimit, lokali i pronarit është mbyllur.

Beniada tha:

Më tha të shkoja te dhoma edhe pse punoja bariste. Bëra foto dhe regjistrime dhe e denoncova. I mbyllën lokalin. Mua në modeling nuk më ka ngacmuar askush.