Transmetuar më 28-10-2021, 21:26

Aksident i rënd, makina përplaset me motoçikletën, 8 të plagosur.

Një aksident ka ndodhur një katër rrugët e Shijakut mbrëmjen e së enjtes. Burime bëjnë të ditur se një makinë është përplasur me një motoçikletë me rimorkio.

Si pasojë e aksidentit 8 persona kanë mbetur të lënduar dhe në vendin e ngjarjes ndodhen dy autoambulanca. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në Shijak ku mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio.

Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”