Transmetuar më 28-10-2021, 22:23

Arben Ristani ka deklaruar mbrëmjen e sotshme se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha janë së bashku dhe ky i fundit ka bërë marrëveshje me kryeministrin që të mbajë pushtetin.

Sipas tij kryedemokrati dhe Rama punuan së bashku për të eleminuar LSI-në dhe për të goditur Sali Berishën.

Arben Ristani: Basha është në krye të opozitës, por e ndërtoni gabim që e merrni seriozisht. Po provon që të bëjë diçka ne gjeometri. Ata janë së bashku dhe Basha ka djegur mandatet për t’i krijuar terren Ramës për të marrë mandatin e tretë. Sot në parlamnet ka qenë një temë shumë e rëdësishme sic është eurobondi me 700 mln euro, por njëri tregonte si e kafshonte dhe tjetri për deklaratën e Bermudës, e bënë këtë për të larguar vëmendjen njerëzve.

Një moment kur PD denoncoi tenderin në unazën e re dhe Rama doli e tha në parlament nuk ka “qofte te daja”. Por ata janë bashkë të dy dhe kanë krijuar një stalacion duke treguar se ne jemi në një forcë politike na mandatin e tretë. Ata e bëjnë për të tërhequr opinion publik për të larguar vëmendjen nga 700 mln euro borxh. Por Rama ka kuptuar se Basha nuk i duhet më se ka filluar lëvizja në PD dhe ai nuk do të kojë më me qofte.

Ata kanë punuar sëbashku për të eleminuar LSI-në dhe për të goditur zotin Berisha. Ajo e tyre është lojë dhe i keni parë skenat sesi qeshin gjoja për të treguar se ka tension mes tyre. Basha është dakordësuar me Ramën që ky të mbajë pushtetin.