Transmetuar më 01-11-2021, 09:18

Vrasja makabre në grup e një emigranti shqiptar në Itali, ka një autor të ri i cili më 8 nëntor do të paraqitet në gjykatë për akuzën e bashkëpunimit në krim.

Astrit Lamaj, 42 vjeç, u gjet i vrarë dhe më pas murosur në një pus, në vitin 2019, gjashtë vjet pasi ai ishte zhdukur në rrethana të mistershme.

Salvatore Tambè, është personi që mefiat italiane njoftuan sot se është i akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Astrit Lamajt, raporton noa.al.

Ai, më 8 nëntor, do të thirret për t’u paraqitur para Gjykatës së Assizes të Monzas.

Astrit Lamaj

Lamaj u mbyt për vdekje në janar 2013 dhe më pas u muros në një pus artezian në Senago.

Shqiptari i ndjerë u gjet vetëm në janar 2019.

Salvatore Tambè është aktualisht në arrest shtëpiak me akuzën se ka qenë pjesë e shoqatës mafioze "Cosa Nostra" të rrethit Riesino.

Tambè akuzohet se ka pasur rolin e mbajtjes së viktimës të palëvizur ndërsa ai mbytej nga pesë personat e tjerë të përfshirë në krim.

Ishte Carmela Sciacchitano, 64-vjeçare, banuese në Xhenova, e cila kishte porositur krimin tek bashkatdhetarët sicilianë, si hakmarrje se ishte lënë nga shqiptari, për të cilin pretendonte edhe se kishte vjedhur sende të çmuara me vlerë 100 mijë euro.

Gjykata e Monzas e dënoi gruan me 30 vjet burgim, ndërsa dënimet me 24 vjet dhe 14 vjet heqje lirie shkuan përkatësisht për Angelo Arlotta dhe për vëllain e saj Carmelo.

Po ashtu janë dënuar nga Gjykata e Monzas, Francesco Serio, 45 vjeç nga Muggiò, kushëriri i familjes Arlotta, me 3 vjet burg për fshehjen e kufomës dhe i bashkëakuzuari, Cosimo Mazzola, 54 vjeç nga Cabiate me 3 vjet burg për të njëjtën akuzë. /noa.al

E vërteta e tmerrshme pas murosjes së shqiptarit, ja “mafiozja” që urdhëroi vrasjen

Shqiptari muroset në Itali, kapet dashnorja plakë që pagoi 4 vrasës

Shqiptari i vrarë dhe i murosur në Itali, arrestohen katër persona

U gjet i murosur pak ditë më parë, zbulohet identiteti i shqiptarit