Transmetuar më 01-11-2021, 20:59

Nëse jeni i shqetësuar se dikush ju merr celularin për të parë një foto dhe nis të shikojë të gjithë galerinë, ku mund të keni dhe materiale tepër private, atëherë ka një zgjidhje.

Kjo vlen për përdoruesit e iPhone! Hapni menunë Settings  dhe tek Accessibility Settings, bëni aktive Guided Access më pas kërkohet kodi juaj.

Para se dikush të marrë celularin, klikoni 3 herë butonin e çelësit dhe më pas klikoni tek Guided Access.

Në këtë mënyrë kushdo do të shikojë vetëm atë foto që ju dëshironi. Për ta zhbërë veprimin e Guided Access, shtypini 3 herë butoin e çelësit dhe më pas shkruaj kodin. Pra, Guided Access e mban iPhone në një aplikacion të vetëm dhe ju lejon ta kontrolloni celularin tuaj.

Kështu marrin fund të gjitha shqetësimet tuaja, edhe nëse celulari nuk bie në dorën e personit të duhur./E.M-Noa.al