Transmetuar më 04-11-2021, 11:47

Në Pekin u zhvillua të mërkurën në mëngjes Konferenca Kombëtare për Çmimin e Shkencës dhe Teknologjisë e Kinës.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet çdo vit në Pallatin e Madh të Popullit, ku fituesve u dorëzohet çmimi nga drejtuesit e shtetit.

Çmimi Shtetëror për Shkencën dhe Teknologjinë, nderi më i lartë shkencor i Kinës, iu dha projektuesit të avionëve Gu Songfen dhe ekspertit bërthamor Wang Dazhong.

Ata u nderuan për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në risitë shkencore dhe teknologjike gjatë Konferencës Kombëtare të Çmimit të Shkencës dhe Teknologjisë në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin.