Transmetuar më 07-11-2021, 09:05

Është ndarë nga jeta regjisori i shumë filmave artistikë, Vladimir Kasaj. Kasaj u shua në moshën 70-vjeçare.

Lajmin e trishtë për humbjen e artistit, e kanë bërë me dije familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale. Mendohet se humbja e jetës së regjisorit erdhi për shkak të një Ishemie cerebrale.

“Të nderuar të afërm dhe miq, me trishtim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të njeriut tonë të dashur, bashkëshortit dhe babait Vladimir Kasaj.

Varrimi do të bëhet në orën 14.00 në Sharrë duke u nisur nga agjencia funerale Alba 2000, pranë Medresesë, Rruga e Dibrës 302. Vizitat do te kryhen po pranë kësaj agjencie, ditën e martë date 09/11 nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe 16:00 deri ne 20:00. Familja”, thuhet në njoftim.

Kush ishte Vladimir Kasaj

Lindi ne Tirane me 12 tetor 1950. Dashuria e tij ishte kinemaja. Kishte shumë ëndrra dhe vinte me një informacion të kohës nga studimet në Rumani. E ndjente në punë me kolegët, me aktorët dhe me ekipin realizues të filmave.

Kreu dy vjet Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane dhe pastaj vazhdoi tre vjet Insitutin e Kinematografisë në Bukuresht , Rumani. U diplomua në Insitutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe fill më pas punoi si asistent me regjisorin e mirënjohur Dhimitër Anagnosti në filmin “Lulëkuqe mbi murë”.

Filmi i tij i parë u realizua së bashku me Spartak Pecanin , “Streha e re” – 1976; Kaloi si regjisor pranë RTSH-se duke u marrë fillimisht me ekranizimin e dramave dhe filma publicistike.

Në vitin 1978, xhiroi filmin e parë në mënyrë të pavarur , televizivin me dy seri “Ditët që sollën pranverën” si dhe “Një nate nëntori” – 1979. Përveç dramave dhe spektakleve televizive artistike në Televizion, xhiroi edhe 4 filma, ndër të cilët më i suksesshëm rezultoi “Rikonstruksioni” ne vitin 1989 i cili u nderua me çmimin “Aleksandër Moisiu” për regjinë më të mirë. Ndër filmat e tjerë, mund të kujtojmë “Inxhinieri i minierës” – RTSH, 1981 / “Flaka e maleve” (dy seri) – 1982, që dallohet për vlerat e spikatura regjisorjale , “Çanta e zeze” – 1984 me skenarin e Koco Devoles; Kino Komedia “Hapi sytë e zezë” – RTSH, 1984 / “Rrufeja nga mali” (telekomedi) – 1986 me skenarin e Pellumb Kulles.

Realizoi me dhjetëra teledrama me Teatrin Kombëtar, teatrin “Migjeni”, Shkodër, teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës, atë të Korçës apo Elbasanit dhe Fierit si dhe koncertin e madh të ndërrimit të viteve 1980, 1982,1984, 1987 që nga përmasat ishte produksioni më i rëndësishëm i vitit.

Ka realizuar me sukses qindra emisione humoristike apo koncerte në natyrë, me aktorët tanë më të mirë të humorit dhe këngëtarët e mrekullueshëm të vendit tim. Ka pasur privilegjin të punoj me ajkën e artit Shqiptar, që nga Luftar Paja, Tano Banushi, Skënder Sallaku, Aleko Prodani, Ceken, Zef Deda, Gezim Kruja, Fadi Hasa, apo parodistët e Fierit dhe Vlorës. këngëarët tanë të mrekullueshëm, Vaçe Zela, Gaqo Cako, Avni Mula, Zeliha Sinën, Ema Qazimi, Luan Zhegu, Parashqevi Simaku etj.