Transmetuar më 08-11-2021, 16:04

Një djalë shqiptar është zhdukur në Itali dhe megjithë përpjekjet e gjata dhe të lodhshme për ta gjetur dhe siç raporton noa.al, ende asgjë nuk dihet për fatin e tij.

Martin Dervishi, 38 vjeç, me origjinë shqiptare, ka udhëtuar nëpër Itali në kërkim të punës dhe një jete më të mirë.

Më 2 gusht 2019, një person telefonoi një të afërme nga Verona për ta pyetur nëse ajo ishte tezja e Martinit.

Por më tej, tezja nuk ka mundur të lidhet sërish me numrin që e telefonoi dhe që atëherë nuk ka asnjë lajm.

Nëna ka disa vite që është larguar, hallat dhe gjyshërit që jetojnë në Shqipëri nuk pushojnë së menduari për të dhe kanë frikë se nuk do të mund ta shohin më.

Emisioni televiziv italian "Kush e ka parë", ka vënë në dispozicion hapësirat e tij për gjetjen e të riut që u zhduk kur ishte 38 vjeç dhe tani duhet të jetë 40, por nuk ka mundur deri tani të shkojë në gjurmët e tij. /noa.al

Martin Dervishi

Skeda

Martin Dervishi

Gjinia: M

Mosha: 38 (në momentin e zhdukjes)

Kombësia: Shqiptare

Lartësia: 190 cm

Sytë: jeshile

Flokët: kafe

Veshja: atlete të zeza me lidhëse të bardha, pantallona xhinse të bardha, bluzë e zezë

U zhduk nga: Mestre (Venecia)

Data e zhdukjes: 03.08.2019