Transmetuar më 09-11-2021, 19:23

Revista e njohur amerikane ‘Forbes’ i ka dedikuar një artikull google chrome dhe facebook duke i thënë arsye përdoruesve për të mos i përdorur më. Pas skandalit të Facebook për shpërndarjen e të dhënave, e njëjta gjë po thuhet dhe për google chrome.

Përdoruesit e Google Chrome po paralajmërohen të fshijnë programin sa më shpejt të jetë e mundur mes frikës se po mblidhen të dhëna shumë të ndjeshme. Të dhënat e telefonit thuhet se rrezikojnë të transmetohen pa e kuptuar as përdoruesit.

Gazetari i Forbes, Zak Doffman paralajmëron:

“Ndërsa Facebook po mblidhte këtë informacion për veten e tij, Chrome është i lumtur ta mbledhë atë për të tjerët – duke mundësuar në thelb një informacion falas për të gjithë kur bëhet fjalë për informacione jashtëzakonisht të ndjeshme për çdo aktivitet, çdo sjellje”, tha Zak Doffman.

Studimi tha ai, kishte ekspozuar se si program lejon faqet e internetit të celularëve të prekin sensorët e pajisjes. Apple çaktivizon aksesin e sensorit të lëvizjes si parazgjedhje.