Transmetuar më 09-11-2021, 20:49

Një 25-vjeçar ka rrëfyer historinë e tij për ‘Dear Deidre’ duke treguar se vështirësia në punë nis kur sheh shefen vërdallë.

E gjitha kjo nuk është nga presioni në punë, por nga ndjenjat që ka për të, edhe pse kanë një diferencë prej 13 vitesh nga njëri-tjetri. Ai thotë se e di që ajo nuk e pëlqen, por nuk mund ta largojë dot nga mendimet e tij dhe kjo situatë po bëhet çdo ditë e më e vështirë për të, ndaj kërkon një përgjigje. Ja rrëfimi i plotë:

“Ndjenjat që kam për shefen time dominojnë mendimet e mia gjatë gjithë ditës. Kjo ka qenë konstante gjatë muajve të fundit. Kam rënë kokë e këmbë në dashuri me të dhe e kam shumë të vështirë të përqendrohem tek puna kur ajo është përreth.

Ajo erdhi në krye të kompanisë sonë tre vite më parë dhe është shefja më e sjellshme dhe e kujdesshme që kam pasur ndonjëherë. Unë jam 25 vjeç, ndërsa ajo është 38 vjeç. Nuk e di nëse për momentin është në një lidhje dashurie, por jam i bindur se nuk ka të njëjtat ndjenja për mua, siç kam unë për të.

Edhe nëse është kështu, nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqem, nuk mund ta nxjerr nga mendimet dhe koka ime. E kam vërtet shumë të vështirë.”

“Dear Deidre” thotë:

“Ndjenjat tuaja janë shumë të forta, por ajo nuk po ju jep ndonjë shenjë, prandaj është më mirë që ta pranoni faktin se shefja nuk është personi i duhur për ju.

Shumë punonjës marrin vërejtje për ngacmime apo flirtime në ambiente pune. Nëse ‘ngatërroheni’ me shefen, e cila është në një nivel më të lartë se ju, atëherë do të rrezikoni jo vetëm vendin tuaj të punës, por edhe të saj.”.