Transmetuar më 10-11-2021, 08:15

Një 20-vjeçare e cila kishte shkuar për të kërkuar punë si shitëse në një butik në Greqi është përballur me një situatë të pazakontë.

Në momentin kur erdhi koha e intervistës pronari i butikut i dha të resë një palë rroba të reja dhe i kërkoi asaj të pozonte dhe më pas shkoi pas saj duke e ngacmuar seksualisht. Vajza ngriti zërin dhe pasi debatoi me të në dyqan u largua dhe shkoi në polici për të denoncuar rastin.

Sipas denoncimit të vajzës gjithçka ka nisur në orën 16:30 të së hënës. Ajo u shpreh se takoi një burrë rreth 1.80 i gjatë rreth 45 vjeç me flokë te zeza. Pasi i bëri disa pyetje, ai më pas i kërkoi të ndërronte rrobat e saj dhe të vishte disa nga dyqani

Më pas ajo ka treguar se ai i është afruar duke tentuar t’i heqë pantallonat dhe më pas i ka kërkuar të mbështetej në karrige duke u afruar drejt saj me trup. Vajza në gjendje shoku, tentoi të bërtasë me zë të lartë dhe u ngrit menjëherë nga karrigia duke u larguar me shpejtësi nga dyqani