Transmetuar më 14-11-2021, 21:47

Një shembull brilant i demokracisë që në Shqipëri duket se do duhen shekuj të arrihet.

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje.

Përmes një konference për media, Vitia ka thënë se tashmë Prishtina e ka kryetarin e ri, Pëparim Ramën.

“Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri, dhe ai është Përparim Rama. E falënderoj aktivistët e VV-së dhe qytetarët e Prishtinës, gjithashtu edhe zotëri Ramën… Prishtinës i dëshiroj sukses dhe të gjitha të mirat. Personalisht unë dhe VV-ja do të jemi krahë në cdo process që është në intetresin e qytetarëve. Do të bëjmë më të mirën për Prishtinën”.

Edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia uroi fitoren Përparim Ramës. “Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.