Transmetuar më 17-11-2021, 07:04

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Athinë është kryer nga dy shqiptarë të tjerë, të cilët shkuan në objektin e biznesit dhe hapën zjarr pas pak çastesh që u shkëmbyen disa fjalë.

Policia greke dha disa detaje për ngjarjen që ndodhi në zonën Nikea në Athinë, raporton noa.al.

Burri shqiptar që u vra, ndodhej në biznesin familjar, pikë karburanti, regjistruar në emrin e gruas së tij greke.

Bashkë me të në benzinat gjendej edhe një shqiptar tjetër.

Papritur afrohet një makinë dhe prej saj dalin dy shqiptarët duke qëlluar me automatik në drejtim të dy shqiptarëve të tjerë.

Më poshtë shikoni foton e M.D., shqiptarit 37 vjeçar që humbi jetën:

Menjëherë u larguan dhe pak minuta më pas, makina BMW u gjet e djegur në Kifisia.

Policia greke dyshon se kemi të bëjmë me atentat mafioz të nxitur nga larje hesapesh.