Transmetuar më 20-11-2021, 18:50

Një grua në SHBA është martuar 11 herë dhe do ta bënte sërish për njeriun e duhur. Në emisionin “Addicted to Marriage” që transmetohet në televizionin amerikan, TLC, Monette dhe tre gra të tjera iu tregojnë shikuesve se si martesat e tyre serike dhe divorcet ndikojnë në marrëdhëniet e tyre aktuale.

Monette Dias, 52-vjecare, një stiliste për objekte të brendshme me bazë në Utah, ka qenë e martuar 11 herë dhe shpreson se partneri i saj i ardhshëm do të jetë bashkëshorti numër 12.

“Unë u rrita në një familja shumë fetare krishtere, dhe nuk mund të kryeja marrëdhënie jashtë martese. Dhe kështu që për ta bërë këtë, më duhej të martohesha”, tha Disa për The Post.

Këtu qëndronte faktori shtytës prapa shtatë martesave të 52-vjeçares, transmeton Telegrafi.

“Unë dilja me ndonjërin për muaj, dhe kur nuk kam mundur të kryejë marrëdhënie, ata më thonin që të martoheshim”, thotë ajo.

Megjithatë, kjo nuk ishte arsyeja a vetme e saj për t’u martuar. Dias thotë se beson plotësisht në dashuri dhe se për secilin mendonte se ishte ‘i duhuri’.

“Unë ende besoj në dashuri, thjesht pushtohem nga momenti, bie lehtë në dashuri”, u shpreh 52-vjeçarja. Martesa e saj më e shkurtër zgjati vetëm gjashtë javë, derisa martesa më e gjatë ishte 10 vjet./Shouzy