Transmetuar më 22-11-2021, 14:45

Tik Tok është kthyer në platformën më të komentuar për shkak të ngjarjes së rëndë që ndodhi në Lushnje ku një 13-vjecar u gjet i varur në litar teksa po bënte një video për rrjetin social.

Shumica e sfidave të TikTok janë për argëtim të padëmshëm, por Sfida e fundit popullore Blackout shkakton fatalitet. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Grines Fezollari ka folur për videon e tij ku del para makinave, të cilat kanë ndaluar në semafor të kuq.

Këtë moment, Grines e ka shfrytëzuar për të bërë një video duke kërcyer dhe thotë se e kishte mirëmenduar gjithçka.

Grines Fezollari: Tik Tok të çon të bësh gjëra për famë dhe për vieës. Video ime është e mirëmenduar. Në prapaskenë, video është me semafor të kuq. Nuk e kam rrezikuar jetën time. Për rastin konkret që po flasim, nuk besoj që është ndikimi i Tik Tok.