Transmetuar më 22-11-2021, 23:17

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar me bindje të plotë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh për Kosovën. Kurti e ka thënë këtë gjatë një interviste për medien kroate “Veçernji List”, ndërsa ka shtuar se është pro dialogut me Serbinë për intesat e qytetarëve të Kosovës.

“Është në natyrën e autokratëve të mendojnë se mund të shkëmbejnë territore sikur të ishin pronë e tyre. Nuk jemi në mesjetë, me monarkë që i konsiderojnë territoret e shtetit si vendin e babait apo monarkut, dhe populli si familje e atij që sundon”.

Kurti mes tjerash thotë se populli i Kosovës nuk e do shkëmbimin e territoreve, pasi sipas tij këtë e do vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ne jemi Republikë Demokratike edhe kjo është arsyeja pse i fitova zgjedhjet sepse populli i Kosovës nuk e do një gjë të tillë. Unë mendoj se serbët nuk e duan një gjë të tillë atë e dëshiron vetëm presidenti i Serbisë. Edhe shqiptarët kanë zgjidhje territoriale, por ai dëshiron “boshnjakizimin” e Kosovës në formën e një entiteti autonom serb brenda Republikës sonë, për të na bërë shtet jofunksional dhe nuk e bëri dhe kjo nuk do të ndodhë”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.