Transmetuar më 24-11-2021, 18:40

10 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe kanë rezultuar 609 raste të reja.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, humbën jetën: Një qytetar 66 vjeç nga Bulqiza, një qytetar 69 vjeç nga Fushë- Kruja, katër qytetarë nga Tirana 71 -77 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani 71 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Fieri 74 vjeç, një qytetar nga Korça 82 vjeç.

Janë kryer 3,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 609 qytetarë, në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Fier, 35 në Durrës, 26 në Berat, 21 në Vlorë, 17 në Kamëz, 16 në Korçë, 15 në Gjirokastër, Dimal, 13 në Shkodër, Lushnje, Elbasan, 12 në Sarandë, 9 në Kavajë, 8 në Patos, 7 në Kurbin, Krujë, Mallakastër, Kuçovë, 5 në Kolonjë, Skrapar, 4 në Pukë, Lezhë, Shijak, Divajë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 3 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, 2 në Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Poliçan, Peqin, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Rroskovec, Himarë, Dropull, Devoll, Belsh, Gramsh.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,909 që nga fillimi i epidemisë. Janë 7,804 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (24 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore – 609 Të shëruar në 24 orë – 642 Të shtruar në spitale – 159 Humbje jete në 24 orë – 10 Testime ditore- 3,598

Testime totale – 1,372,918 Raste pozitive – 197,776 Raste të shëruara – 186,909 Raste Aktive – 7,804 Humbje jete – 3,063

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë – 4,138 Fier – 659 Gjirokastër – 559 Shkodër – 472 Berat – 478 Durrës – 411 Elbasan – 344 Vlorë – 251 Korçë – 213 Lezhë – 162 Kukës – 61 Dibër – 56