Transmetuar më 24-11-2021, 22:16

Delegatja e PD-së, Freskida Rapo ka zbuluar në ‘Open’ se firma e saj për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar është falsifikuar dhe se nuk ka firmosur. Për këtë ka pyetur Agron Shehajn, i cili një ditë më parë verifikoi firmat e mbledhura nga Sali Berisha dhe e cilësoi 11 dhjetorin legjitim.

Rrapo tregoi se e kanë marrë në telefon për ta pyetur, por i ka thënë që është në fazë reflektimi dhe nuk ka ditur asgjë që i është falsifikuar firma.

Freskida Rrapo: Unë nuk kam firmosur dhe kjo gjë do të thotë që firma ime është falsifikuar. Nuk e kam me zotin Agron, por kush e ka falsifikuar? Kjo do të thotë që të gjitha të dhënat e mia kanë kaluar në duart e personave të tjerë, bashkë me numrin tim të telefonit. Besoj nga ora katër e gjysmë.

Agron Shehaj: Po bëhemi qesharakë, është një teatër qesharak. Unë kam minutën kur e kam marrë dhe regjistrimin.

Eni Vasili: Ti e ke, por ne nuk e kemi.

Andi Bushati: Ju ka kërkuar njeri firmë?

Freskida Rrapo: Më ka marrë dikush në telefon dhe u kam thënë që nuk firmos pasi jam në një pauzë reflektimi.

Andi Bushati: Ky është kontakti i vetëm.

Freskida Rrapo: Po.

Andi Bushati: Kur ju ka marrë zoti Shehaj keni kuptuar që të dhënat tuaja bashkë me firmën janë në zyrën e Palokës, ju s’keni ditur gjë?

Freskida Rrapo: Sigurisht, nuk e dija.

Andi Bushati: Por një qytetar i ndershëm kur i është falsifikuar firma shkon në prokurori…

Freskida Rrapo: Do bëhej shumë e madhe, do bëhej shumë publike ndaj.