Transmetuar më 25-11-2021, 12:59

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Kuqan në Elbasan.

Mësohet se brenda shtëpisë ka qenë një burrë i moshuar, i cili ndodhej në krevat pasi ishte i paralizuar.

Ai ka marrë plagë djegie dhe është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë është bërë e mundur shuarja e flakëve . Paraprakisht thuhet se zjarri është shkaktuar nga një cigare duhani e lënë ndezur nga i moshuari.