Transmetuar më 25-11-2021, 13:08

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës mesditën e sotme, ku një polic ka aksidentuar me mjetin e tij një fëmijë 3-vjeçar.

Burime bëjnë me dije për noa.al se rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.