Transmetuar më 28-11-2021, 18:57

Irini Kakacaj, e cila njihet si parashikuese fati ka bërë një deklaratë shokuese në emisionin Expuls.

Kakacaj, e cila thotë se lidhet me shpirtrat dhe zbulon të ardhmen parashikon një tërmet të fuqishëm në Shqipëri.

Ajo tha gjatë emisionin se ka bërë shumë parashikime që kanë rezultuar të sakta, si për shembull, Irini tha se ka parashikuar sëmundjen e mbretëreshës Elizabeta, apo tërmetin e fuqishëm në Greqi.

Gazetari Renaldo Sharka e pyeti Irinin, nësë është e vërtetë ajo që ndjekësit kanë parë në rrjetet sociale, që një tërmet i fuqishëm do marrë jetë njerëzish, gjë për të cilën Irini u shpreh:

"Po është e vërtetë. Ama nuk dua të them se kur sepse do shkaktoj gjendje emocionale psikologjike tek njerëzit. Njerëzit janë të dobët në karakter. Përsa i përket Shqipërisë, do bëhet një tërmet afër Vlorës, afër detërave në jug të vendit"- u shpreh ajo.