Transmetuar më 29-11-2021, 09:10

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, i cili mbërriti te PSG në verë, pasi nuk rinovoi me Real Madridin, theksoi dje se bashkimi me klubin e tij të ri, ku luan edhe ish-kapiteni Blaugrana, Leo Messi, është një gëzim i madh:

“Për mua, ai ka qenë gjithmonë një nga më të mirët në botë, nëse jo më i miri. Duke e pasur tani në skuadrën time, mendoj se Leo na jep shumë më tepër vlera. Uroj ta fitojë "Topin e Artë për herë të shtatë, sepse e meriton"

Si pjesë e skuadrës pariziene, 35-vjeçari shtë i kënaqur që ka gjetur edhe të njohur të tjerë të vjetër: "Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarët që ishin tashmë këtu. Ky është rasti i Keylor Navas, të cilin e kam praktikisht si një vëlla.

Njiheshim me Neymar, me të cilin gjithashtu kam marrëdhënie pozitive prej shumë vitesh. Edhe me Di Maria kemi luajtur bashkë te Real Madridi. Me disa të tjerë jemi përballur në rang kombëtaresh. I tillë është Kylian Mbappe, me të cilin kemi pasur gjithmonë respekt të ndërsjellë. Një ekip i mbushur me yje është gjithmonë gëzim".

Ish-kapiteni i Real Madridit debutoi më në fund dje me parizienët, në fitoren ndaj Saint-Étienne. Kjo ishte ndeshja e dytë, ku thirrej nga trajneri Pochettino. Herën e parë ndodhi më 23 nëntor, në duelin ndaj Manchester Cityt në Champions League, por nuk luajti në atë ndeshje të fituar 2-1 nga britanikët.

35-vjeçari mbeti larg fushës për disa kohë, si rezultat i një sërë problemesh fizike, megjithatë është i kënaqur me eksperiencën e re në Paris: “Që kur kam ardhur, pritja e tifozëve ka qenë e jashtëzakonshme.

Nuk e dija që ishte aq i rëndësishëm ambienti këtu, më ka manitur mbështetja e tifozëve, mënyra si brohorasin, si bërtasin. Është diçka që duhet theksuar. Një motiv më shumë për të fituar, duke respektuar projektin ambicioz të klubit dhe lojtarët e mëdhenj që kemi”.