Transmetuar më 29-11-2021, 10:24

Lazio shembet në stadiumin “Maradona”, nën goditjet e kryesuesit të Serie A, Napoli. Në fund të ndeshjes, e cila përfundoi 4-0 në favor të axurrëve, trajneri i bardhekaltërve kryeqytetas, Maurizio Sarri, foli për DAZN. Aty analizoi humbjen shokuese të skuadrës së tij:

“Ne kishim bërë disa hapa përpara, më pas dalin ndeshje të tilla, siç ka ndodhur tashmë në sezon. Napoli luajti një ndeshje të shkëlqyer, mendoj se është skuadra më e forte në Itali. Nuk ka asnjë të metë. Nuk bëhej fjalë për komunikim mes meje dhe ekipit, por për kohën dhe presionin. Ne kishim vetëm veprime individuale”.

Sarri do të duhet të kuptojë se si ta vendosë ekipin dhe t’i japë fund kësaj luhatjeje nga ndeshja në ndeshje: "Unë shoh një ekip që lufton për të qëndruar në nivele të larta. Të luash çdo tri ditë është e vështirë, por ne shkojmë nga 10 në 1 dhe kjo është e papranueshme. Nuk mund të lini një mesfushor të lirë, më së shumti një mbrojtës krahut. Markimet e kundërshtarit nuk u bënë siç duhet. Ne ishim gjithmonë me kohë vonesë".

Disa fjalë edhe për vazhdimësinë: "Nuk ka nevojë të jesh pesimist apo optimist, duhet të kuptosh se nga vijnë këto ulje-ngritje për t’i vënë gjërat në vend. Nuk prisja asgjë veç një ndeshjeje të këtij lloji. Pashë një ekip të çaktivizuar".

Felipe Anderson mbete po aq i paprekshëm sa pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës: "Felipe është një lojtar delikat, kur fiket e bën seriozisht dhe kur ndizet e bën fort. Tani është në fazën e rënies, po mundohemi ta shoqërojmë drejt një performance më pak të luhatshme”.

Rikthimi në Napoli është gjithmonë një emocion i fortë për Sarrin: “Jam përpjekur të qëndroj sa më i qetë, herët e tjera kam ardhur me një nivel më të lartë emocional. Më pëlqen ky qytet, për mua nuk është si gjithë të tjerët”.