Transmetuar më 29-11-2021, 13:30

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë qenë në inagurimin e hapjes së Rrugës së Arbrit. Por edhe pse ishte planifikuar të hapej ditën e sotme, me rastin e festës së 29 nëntorit, Balluku shton se ka ende punë për të bërë dhe se përfundimi i plotë do të jetë realizuar gjatë pranverës së ardhshme, konkretisht në muajin prill.

Ajo tha se u kishte bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të ishin të kujdesshëm dhe të mos tejkalonin shpejtësinë e përcaktuar në tabelat e vendosura gjatë rrugës.

Ministrja e Energjisë dhe Infranstrukturës, Belinda Balluku:

Deri në prill gjithçka do jetë në vendin e duhur. Kemi bërë një koordinim me policinë e shtetit dhe javët e fundit kemi marrë gatishmërinë e tyre për të vënë në kontroll dhe për të siguruar këtë segment rrugor që vijon të jetë në kushtet e kantierit të ndërtimit.

Ne kemi bërë thirrje publike ndaj drejtuesve të automjeteve që duhet të tregohen të kujdesshëm për të udhëtuar me shpejtësinë që parashikohet nëpër të gjitha tabelat e vendosura. Nga ana tjetër duke qenë se është një segment i ri i fton shoferët për shpejtësi duke qenë se është një rrugë me standarte europiane.