Transmetuar më 29-11-2021, 15:49

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në Stamboll.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se erërat e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut kanë prishur mjaft biznese vendase apo edhe shtëpi private.

Raportohet gjithashtu se kane qenë të shumta dëmtimet për shkak të erës së fortë, e cila ka shkulur struktura të ndryshme metalike të vendosura prej tyre duke i hedhur dhjetra metra më tej.

Nga ana tjetër autoritetet deri më tani kanë raportuar për disa të lënduar prej shkëputjes së tendave dhe strukturave të ngjashme.

Të lënduarit gjenden jashtë rrezikut për jetën, teksa asnjë viktimë nuk është shënuar dhe dëmet janë vetëm material.