Transmetuar më 29-11-2021, 17:32

Kovid ka shkaktuar mjaft drama kudo në botë.

Vajza e ish-deputetit të PASOK-ut grek Stathis Koutmeridis, Parthena është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e COVID-19.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se 38-vjeçarja Virgin Koutmeridou me profesion juriste, është diagnostifikuar me COVID teksa ishte në muajin e shtatë të shtatëzanisë. Fillimisht u shtrua në Ippokratio, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj u pa nevoja e transferimit të saj në Agios Loukas, raportojnë mediat.

Ndër të tjera bëhet me dije se e rëja i është nënshtruar një operacioni për lindjen çezariane të fëmijës. Ky i fundit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetë.

Politikani grek ka bërë me dije për mediat se vajza e tij, gjatë një konsulte me gjinekologun e saj ka shtyrë vaksinimin me dy muaj deri në lindjen e fëmijës. Duket se shtyrja e vaksinimit ka rezultuar e rëndë për 38-vjeçare.