Transmetuar më 29-11-2021, 18:28

Pas trupit të pajetë që është gjetur në një kanal në Fier, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet në vendin tonë.

Burime bëjnë me dije për noa.al se rreth orës 17:00, në fshatin Boboshticë, Korçë, është gjetur i pajetë, në rrugë, pa shenja dhune, shtetasi I. L., rreth 70 vjeç. Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.