Transmetuar më 29-11-2021, 18:46

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Shkodër.

Burime bëjnë me dije për noa.al se personi që ka mbetur i plagosur është Pashko Ujka, ish-kryetar i komunës së Velipojës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë Universitetit të Shkodrës, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me autorët dhe shkaqet e plagosjes.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e ish-kreut të Komunës së Velipojës.

Ujka ka drejtuar komunën e Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS, ndërkohë që ka qenë dhe në krye të ekipit sportiv Ada.

"Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes", njofton zyrtarisht policia e Shkodrës. /E.M-noa.al