Transmetuar më 29-11-2021, 19:31

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku mjeti ka përplasur një vajzë të re.

Burime bëjnë me dije për noa.al se në vendin e quajtur "Ura e Beshirit", mjeti me drejtues shtetasin D. K., ka aksidentuar shtetasen këmbësore E. K., 21 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë errësira në rrugë dhe lagështira.