Transmetuar më 29-11-2021, 19:40

Situatë kritike e krijuar nga reshjet. Dy lumenj, Vjosa dhe Shkumbini, janë bërë frikshëm pasi nga çasti në çast mund të dalin nga shtrati.

Aktualisht Vjosa ka përmbytur zonën e tregut të gjësë së gjallë në Novoselë. Vjosa është vetëm 50 centimetra larg rrezikut për të përmbytur të gjithë zonën.

Në këto momente shirat vijojnë të jenë me intensitet të larte në zonën e Çarshovës dhe në majën e Pindit. Ndërkohë që situata po monitorohet në terren dhe pikërisht në urën e Mifolit. Shkumbini ka dalë nga shtrati në Malasej Cërrik ndërkohë rrezikon të pëmbytet Myzeqeja. Alarmin pë Shkumbinin e kanë dhënë deputetët Taulant Balla dhe Erion Braçe.