Transmetuar më 29-11-2021, 22:53

Punonjësit gjermanë në sektorin publik, gjatë vitit të ardhshëm për shkak të pandemisë së coronavirusit do të marrin nga 1.300 euro bonus, plus 2,8 për qind rritje rroge.

Mbi 1 milion nëpunës në sektorin publik në shtetin gjerman, do të marrin bonuse deri në mars të vitit të ardhshëm. Kjo marrëveshje është arritur pas kërcënimeve me grevë nga punonjësit e spitaleve, kopshteve të fëmijëve, shkollave dhe policisë.

Bisedimet kishin zgjatur gjatë gjithë fundjavës, pra deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Presidenti i Sindikatës, Verdi Frank Verneke, tha se marrëveshja e arritur është e drejtë.

Bisedimet fillimisht nisën në fund të verës, sindikalistët kërkonin rritje rroge për të paktën 150 euro në muaj, përkatësisht rreth 5 për qind. Gjithashtu kërkonin 300 euro më shumë në pagë mujore për punonjësit shëndetësorë.

E kjo për zyrtarët shtetëror ishte e papërballueshme, për faktin se tashmë kishin investuar shumë në shëndetësi dhe ekonomi si pasojë e pandemisë së COVID-19.