Transmetuar më 07-12-2021, 20:21

WhatsApp vjen me risi. Mesazhet tashmë nuk do të ‘zhduken’ vetëm pas 7 ditësh.

Ka qenë vetë Mark Zuckerberg që ka njoftuar opsionin e ri.

Gjiganti social bën me dije se mesazhet që keni dërguar në WhatsApp do të fshihen vetë, 24 orë pas dërgimit në një “chat” të caktuar. Madje do të ekzistojë dhe opsioni i zhdukjes së mesazheve pas 90 ditësh ose 3 muajsh.

"Ne po nxjerrim një opsion të ri të mesazheve që zhduken në WhatsApp , kështu që ju do të jeni në gjendje t’i bëni të gjitha bisedat e reja të zhduken pas 24 orësh, 7 ditësh ose 90 ditësh. Jo të gjitha mesazhet duhet të qëndrojnë përgjithmonë," tha Zuckerberg.