Transmetuar më 12-12-2021, 20:25

Merret vendimi për të dyshuarit e masakrës së Gllogjanit.

Gjykata Themelore për krimet e rënda në Pejë ka lënë në paraburgim tre të dyshuarit për sulmin e autobusit ku humbën jetën shoferi dhe dy nxënësit.

Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Halil Mehmetaj dhe dy djemve e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj si të dyshuar për ngjarjen e rëndë me një kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh.

Duke pasur frikë se të dushuarit mund të arratisen ose të dëmtojnë apo fshehin prova që i lidhin me ngjarjen është marrë ky vendim. Në fund të njoftimit Gjykata u njeh atyre të drejtën të apelojnë vendimin nëse kanë ankesa.

Ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 26 nëntorit mendohet ka nisur për shkak të një vajze të re nga Gllogjani e cila është vetë flijuar.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

Për pasojë, autorët e maskuar synonin të vrisnin Gjokajn, por plumban u morën jetën edhe dy nxënësve që ndodheshin në autbus, Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj 17 vjeçe. Arsyet se për se e fajësonin të ndjerin Gjoka, mbeten ende të paqarta.