Transmetuar më 13-12-2021, 09:29

Tren turistik me dritare panoramike, prezantohet tek Ekspozita Ndërkombëtare e Sistemit Hekurudhor të Kinës e mbajtur në Zhuzhou. Zbulohet tramvaji i parë turistik malor panoramik i Lijiang-ut i prodhuar nga CRRC ZELC

Një tren i destinuar për turizmin në zonat malore, me dritare panoramike, doli nga linja e prodhimit të “Crrc Zhuzhou Locomotive Co., Ltd.”, në provincën qendrore kineze të Hunan.

Treni do të udhëtojë përgjatë linjës hekurudhore që lidh qytetin Lijiang me zonën panoramike të malit Yulong Snow në provincën jugperëndimore kineze të Yunnan.

Specialisti i “Crrc”, Yang Ying, shpjegoi se treni plotëson nevojën për zhvillimin e turizmit të gjelbër dhe me karbon të ulët.

Dritaret e kabinave të trenit janë rregulluar elektrikisht sipas intensitetit të dritës së diellit dhe të dizajnuara për t’u ofruar pasagjerëve një fushëpamje nga 120 gradë deri në 150 gradë ndërsa treni ecën përgjatë shpatit të malit.

Me një shpejtësi maksimale prej 70 km në orë, treni mban një kapacitet total prej 351 personash.