Transmetuar më 15-12-2021, 20:03

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë në një konferencë për media se mbrëmë është ngrohur me batanije në shtëpinë e tij.

Teksa po fliste para mediave për krizën energjetike në vend, dhe po bënte apel për kursim të energjisë elektrike së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rzivanolli, kryeministri tregoi edhe formën se si po ngrohet në shtëpinë e tij.

Kurti tha se mbrëmë ka shkuar vonë në shtëpi dhe është ngrohur me batanije.

“Unë më shumë jam ose në makinë duke udhëtuar nga një vend në një vend tjetër, ose në Kryeministri ku e kemi një sIstem të përgjithshëm të ngrohjes, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije”, tha Kurti.