Transmetuar më 17-12-2021, 10:17

Nuk është gjithmonë e lehtë të krijosh një humor të mirë  për seks pas shumë orësh pune ose pas një dite të tërë me fëmijët në shtëpi.

Të dhënat tregojnë se 43% e femrave dhe rreth 31% e meshkujve raportojnë mosfunksionim seksual. Shifrat janë edhe më të larta për personat mbi 50 vjeç.

Në realitet, një studim tregon se gratë në menopauzë, pothuajse gjysma raportuan ulje të dëshirës së tyre seksuale pas menopauzës.

Disa faktorë që kontribuojnë në këtë problem janë stres, pirja e duhanit dhe çekuilibri hormonal.

Lajmi i mirë për ata që përjetojnë këto probleme është se epshi mund të zgjohet përsëri dhe humori për seks mund të kthehet. Lajmi i keq është se epshi është mjaft i ndërlikuar për t’u rikthyer me një lëvizje magjike. Duhet pak më shumë përpjekje.

1.Shikoni foton e partnerit/es tuaj.

Një studim nga Helen Fisher, një antropologe në Universitetin Rutgers, zbuloi se kur njerëzit shikojnë një foto të partnerit të tyre për 30 sekonda ose më shumë, truri fillon të prodhojë dopaminë, një hormon që lidhet me rritjen e epshit.

2.Qëndroni në gjendje të mirë fizike dhe ruani peshën tuaj trupore.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për meshkujt: Jo vetëm që do të ndiheni më mirë me veten, por përmes mbajtjes së një peshe të shëndetshme trupore arrihet edhe një sekretim i ekuilibruar i testosteronit. Përveç kësaj, si burrat ashtu edhe gratë përfitojnë nga ushtrimet pasi ushtrimet aerobike rritin rrjedhjen e gjakut në trup, gjë që ka një efekt pozitiv në marrëdhënien seksuale.

3. Zgjidhni verën e kuqe.

Sigurisht, nuk po flasim për konsumimin e tepërt të alkoolit. Por studimet tregojnë se personat që pinë verë të kuqe performojnë më mirë në seks krahasuar me ata që nuk pinë verë apo ata që zgjedhin të bardhën. Megjithatë, shpjegimi për këtë, sipas studiuesve, është ndoshta për shkak të ngjyrës së saj, pasi e kuqja konsiderohet një ngjyrë tërheqëse si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat.

4. Bëni ose shijoni një masazh.

Nuk ka dyshim se masazhi është një ide e mirë për çiftet kur dikush ndihet i shqetësuar ose i stresuar. Relaksimi që masazhi do të ofrojë ngadalë nuk përjashtohet të sjellë edhe dëshirën seksuale.

5."Ngacmoni" shqisën e nuhatjes.

Shumë aroma dihet se stimulojnë shqisat por dhe stimulojnë epshin. Një informacion i rëndësishëm është se ndjenja e nuhatjes së një gruaje është më e fortë se ajo e një burri, veçanërisht kur ajo është në ovulacion, dhe se gratë tërhiqen nga aroma e kanellës dhe vaniljes. Ndërsa për meshkujt duket se preferojnë aromën e livandës.