Transmetuar më 17-12-2021, 10:45

Helmohen nga ushqimi 7 persona në Kosovë.

Burime policore bënë me dije se shtatë persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një restorant në Prizren.

Një grup policor dhe hetuesish kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar.

Rasti vazhdon të hetohet.