Transmetuar më 21-12-2021, 17:39

Kledi Hysa çshtë një nga banorët që ka dalë nga  shtëpia e BBV.

Shumë thanë se atë e ka penalizuar mënyra se si tregoi historinë e tij të dashurisë që kishte jashtë.

Ish-banori i “Big Brother VIP” kishte treguar se ishte i lidhur, por gjithashtu shprehu dëshirën që të njihte më shumë edhe këngëtaren, Beatrix Ramosaj. Ndërkohë Khaoula Selmi teksa ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, zbuloi se ata ishin në lidhje që 6 vite.

Pasi doli nga shtëpia e BB VIP, modeli i njohur u shpreh se kishte folur me partneren dhe se ishin mirë. Madje edhe komentonin në postimet e tyre në rrjetet sociale.

Por tani duket se gjërat nuk janë më ashtu dhe se ata janë ndarë. Kledi dhe modelja nuk ndiqen më as në “Instagram”. Kujtojmë se prej disa ditësh modeli është kapur ‘mat’ me ish-banoren, Sheila Haxhiraj.

Fotot e videot ku ata shfaqeshin shumë pranë njëri-tjetrit janë bërë menjëherë virale në rrjet, ndërsa dyshja ende nuk ka reaguar lidhur me këtë gjë.