Transmetuar më 21-12-2021, 20:55

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britani. Një grua ka telefonuar policinë për t’u ankuar se "i dashuri i saj nuk donte ta puthte".

Policia tha se rreth Krishtlindjeve ishte një nga periudhat më të ngarkuara të vitit.

"Të na telefonosh në 999 sepse i dashuri yt nuk do të të puthë është e paarsyeshme," tha Policia e Lincolnshire duke bërë thirrje që njerëzit të përdorin numrin e urgjencës vetëm kur "jeta ose prona janë në rrezik".

Thirrjet e tjera të cilësuara si "të pabesueshme" kishin të bënin me kërkimet e orareve të trenave, numrin e dentistit dhe thirrjen për të raportuar se dikush nuk kishte ujë.

Vitin e kaluar midis 20 dhjetorit dhe 2 janarit, qendra e thirrjeve mori mesatarisht 265 thirrje urgjente çdo ditë, pavarësisht kufizimeve të Covid.