Transmetuar më 22-12-2021, 09:28

Rritja e PBB-së së Kinës pritet të arrijë në 8 për qind në vitin 2021, sipas një parashikimi të përditësuar të publikuar nga Banka Botërore të mërkurën.

Aktiviteti ekonomik në vend u ul në gjysmën e dytë të këtij viti pas një mëkëmbjeje të fortë në gjysmën e parë.

Rritja ekonomike në tremujorin e tretë u ngadalësua në 4.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme, nga rritja 7.9 për qind në tremujorin e dytë dhe 18.3 për qind në tremujorin e parë.

"Ngadalësimi tregon efektet më pak të favorshme bazë, pakësimin e mbështetjes nga eksportet dhe përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë për pakësimin e levave mbështetëse," theksoi Banka Botërore.

Sipas saj, janë shtuar rreziqet u uljes për perspektivën ekonomike të Kinës, duke përfshirë shpërthimet e reja të COVID-19 në vend dhe një rënie të madhe e të zgjatur në sektorin e pronave, që ka pasur leva të shumta mbështetëse.

Kina po përballet me tre sfida të jashtëzakonshme, sipas Bankës Botërore: kalimi në një mbështetje më të madhe te konsumi dhe shërbimet, në një rol më të madh të tregjeve e të sektorit privat dhe në një ekonomi me lëshim të ulët karboni.

Banka Botërore sugjeron gjithashtu që Kina të hapë më tej sektorin e shërbimeve të mbrojtura, të mbështesë ribalancimin e reformave fiskale të konsumit të brendshëm dhe të përdorë gjerësisht instrumentet e financimit të gjelbër dhe çmimet e karbonit së bashku me reformat në sektorin energjetik.